Nishani dekoron ambasadorin e parë amerikan në Tiranë

519
Sigal

Presidenti Nishani vlerëson Ambasadorin
Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me
rastin e 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë

 

Gazeta
Telegraf/

 



kuadër të 25-vjetorit të rihapjes së Ambasadës amerikane në Tiranë, Presidenti
i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani organizoi në mjediset e Institucionit të
Presidentit të Republikës një ceremoni të veçantë ku shprehu mirënjohjen
personale dhe institucionale për kontributin diplomatik të Ambasadorit
Christopher R. Hill
 në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve
politike e diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

 



prani të personaliteteve të rëndësishme të politikës shqiptare në këto 25 vite,
të Presidentëve Berisha e Meidani, deputetë të Kuvendit, etj, Kreu i Shtetit çmoi Ambasadorin
Christopher R. Hill 
me Dekoratën “Gjergj Kastrioti
Skënderbeu”, 
me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të
rëndësishëm që ky mik i çmuar i shqiptarëve ka dhënë në rivendosjen e
marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të
Bashkuara të Amerikës; për përkrahjen dhe inkurajimin e palëkundur ndaj
vendosjes së demokracisë në vendin tonë në fillim të viteve 1990-të si dhe për
ndihmesën e vyer në konsolidimin e marrëdhënieve historike, strategjike dhe
miqësore mes popullit shqiptar dhe atij amerikan”.

 



fjalën e mbajtur me këtë rast  Presidenti i Republikës, Sh. T. Z.
Bujar Nishani  u shpreh se : “Pikërisht sot një çerek shekulli
pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, – një gur themeli në marrëdhëniet tona
strategjike, miqësore dhe të përjetshme, kam kënaqësinë e veçantë të
organizojmë së bashku këtë ceremoni solemne për të nderuar dhe vlerësuar një
mik të sinqertë të vendit dhe popullit tonë. Dhjetë muaj më parë festuam
25-vjetorin e shembjes së diktaturës komuniste në vendin tonë. 
Duke
nisur nga demonstratat paqësore të studentëve në vitin 1990 e deri tek
themelimi i partive të para opozitare, vendosja dhe konsolidimi i demokracisë –
shqiptarët dhe Shqipëria kanë përjetuar ngjarje dramatike, që na kanë ndryshuar
jetën kryekëput dhe tashmë jemi anëtarë të NATO-s dhe vend kandidat për në
Bashkimin Evropian.
 Të
gjitha këto arritje dhe fitore të Shqipërisë, vendit të fundit të Evropës që u
çlirua nga Perdja e Hekurt, u bënë të mundura dhe realitet edhe në saje të
ndihmës dhe mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara dhe popullit mik
amerikan. Dhe tashmë Shqipëria e gjen veten një aleate besnike e Amerikës,
pjesëtare kontribuese në koalicionin e madh ndërkombëtar që lufton terrorizmin
dhe ekstremizmin e që përpiqet pareshtuar në përhapjen, mbrojtjen dhe
lartësimin e vlerave dhe të parimeve të lirisë e demokracisë anembanë
rruzullit.”

 



tej, Kreu i Shtetit vuri në dukje se: “Ambasadori Hill ishte diplomati i parë
amerikan rezident në vendin tonë pas më tepër se katër dekadash, dhe dita e
shumëpritur kur u më në fund, pas izolimit të imponuar nga vetë shqiptarët dhe
territ të diktaturës komuniste, në Tiranë u hap Ambasada e Shteteve të
Bashkuara, shënoi edhe një pikë kthese vendimtare në ripërtëritjen e lidhjeve
historike dhe shpirtërore mes vendeve dhe popujve tanë. Nuk duhet të harrojmë
se ndryshimet demokratike në Shqipëri gjatë viteve 1990-91 shënuan edhe rivendosjen
e marrëdhënieve diplomatike me tri shtete të rëndësishme në arenën
ndërkombëtare, me të cilat Shqipëria e izoluar për gati gjysmë shekulli nuk
kishte as një lloj kontakti diplomatik. Këto vende që në histori kishin qenë
gjithmonë pranë shqiptarëve ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikani dhe
Shteti i Izraelit, dhe pavarësisht lidhjeve të ngushta shpirtërore, historike
dhe tradicionale që ushqeheshin dhe mbeteshin të patjetërsueshme në zemrat e
qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, regjimi i kishte privuar nga këto lidhje dhe
komunkime.

 


Puna
e palodhur, veprimtaria e pareshtur dhe kontributet e një miku të Shqipërisë
dhe popullit shqiptar për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin, 

miqësinë,
mirëkuptimin, ndjenjën e afërsisë, ofrimin dhe dhënien pa rezerva të
shembullit, përvojës së vyer amerikane në shumë fusha me interes të përbashkët,
kanë karakterizuar misionin diplomatik të Ambasadorit Hill në vendin tonë.
Askush më mirë se ai nuk diti në fillim të viteve 90-të e më pas, të na gjendet
në krah, këtu në mes të Tiranës, duke punuar fillimisht në Hotel ‘Dajti’ e më
pas në selinë e rihapur të Ambasadës amerikane, të na ndihmojë me përvojën e
tij të pasur diplomatike të shtrirë në disa kontinente, të ndajë me ne vizionin
për një të ardhme më të ndritur bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik, në
ngulitjen e parimeve të shenjta të lirisë, demokracisë e të kulturës e
mendësisë amerikane, si dhe në organizimin dhe planifikimin e vizitave të
rangjeve më të larta zyrtare. E paharrueshme në kujtesën tonë do të mbetet
vizita historike në Tiranë e Sekretarit të Shtetit James Baker dhe mesazhet
frymëzuese e shpresëdhënëse që ai përcolli – vizitë që u parapërgatit dhe u
mundësua në mënyrë të përkryer edhe nga Ambasadori Hill.” – u shpreh Kreu i
shtetit referuar kësaj ngjarje historike.

 


“Ambasadorit
Hill iu desh të largohet nga Shqipëria në përfundim të mandatit diplomatik për
të vazhduar me sukses detyra dhe misione të tjera të rëndësishme, por sidoqoftë
ai mbeti gjithmonë një mik i shtrenjtë, i cili na ka munguar, por nga ana
tjetër, prania e tij sot sërish na ofron mundësinë që të bëjmë bilancin e
sukseseve të punës së tij dhe të arritjeve të Shqipërisë e shqiptarëve gjatë
njëzet e pesë vjetëve të fundit. Përfitoj nga rasti t’i shpreh sinqerisht nga
thellësia e zemrës, edhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë mirënjohjen për
kontributet e pamohueshme dhe veprimtarinë e palodhur në shërbim të forcimit të
bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve. Prandaj, për të gjitha arsyet e
lartpërmendura, kam nderin dhe privilegjin të vlerësoj e të nderoj sot në emrin
tim, të Institucionit të Kreut të Shtetit si dhe të gjithë qytetarëve
shqiptarë, kontributin e qenësishëm diplomatik të Ambasadorit Hill, të mikut
tonë të vyer Chris në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve politike, e
diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.” – tha Presidenti Nishani
në përfundim të fjalës së mbajtur me këtë rast, duke shprehur njëkohësisht
mirënjohjen dhe falënderimet e përzemërta për gjithçka që Ambasadori Hill ka
bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 


Ambasadori
Christopher R. Hill, pasi mori në dorëzim Dekoratën e lartë, falënderoi Kreun e
Shtetit duke u shprehur se gjatë këtij rikthimi në vendin tonë ndihej pozitiv e
i nderuar, duke qenë se përparimi dhe gjithçka që ka arritur Shqipëria gjatë
këtij çerek shekulli i ngjan një projekti të madh ndërtimi mbresëlënës, por
ende i papërfunduar dhe se të jesh shqiptar, është diçka e veçantë dhe krenari
njëkohësisht.