Nis vettingu në Gjykatën e Tiranës, zgjidhen 6 gjyqtarët që do verifikohen (Emrat)

608
Janë publikuar emrat e disa prej gjyqtarëve nga Gjykata e Tiranës nga ku do të nisë vettingu në këtë institucion.
Emrat erdhën pas hedhjes së shortit në Gjykatën e Tiranës ku u përzgjodhën për verifikim gjyqtarët:
1- Brunilda Kadi,
2- Brunilda Kasmi,
3- Artan Lazaj,
4- Astrit Faqolli
5- Bledar Abdullai,
6- Alma Brati.
Raportohet se deri më tani komisionerët e pavarur të kualifikimit kanë përzgjedhur 25 dosje të këtyre gjyqtarëve. Ndërsa sot përzgjidhen 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati. Këta janë 6 gjyqtarët e parë nga gjykata e Tiranës që do kalojnë në vetting. Kujtojmë se Artan Lazaj, ish-anëtar i KQZ-së, ka qenë në listën e gjyqtarëve që iu refuzua viza nga ambasada amerikane.
Sigal