Nis sot operacioni për ujin, Rama: Do veprojmë si me dritat, kush vjedh do të…

731
Kryeministri Edi Rama Pritet do të prezantojë sot operacionin kundër vjedhjes së ujit. Një operacion i tillë do të bëhet me dy faza, ku në të parën do i lihet në dorë vetë qytetarit të shkojë të paguaj faturat dhe të lidhë një kontratë të rregullt për konsumimin e ujit; ndërsa në fazën e dytë, do të veprohet ashtu si me energjinë elektrike. Në këtë fazë do të bëhet verifikimi në çdo banesë apo objekt për të kontrolluar lidhjet e paligjshme.
Faza e dytë e këtij operacioni do të nisë vitin e ardhshëm dhe do t’i ngjajë atij të energjisë elektrike, ku dënimet mund të arrijnë deri në heqje lirie.
“Thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit,” shkruhet në Facebook-un e Ramës
Sigal