Sigal

Në nisje të sesionit të ri Parlamentar, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dha një mesazh për të gjithë deputetët në sallë, por veçanërisht për opozitarët, të cilët i ftoi të vendosen krah mazhorancës për të përmbushur bashkë aspiratën më të madhe të shqiptarëve, hapjen e negociatave me BE.

“Sesioni që lamë pas mund të ishte më produktiv nëse do të ishte edhe pjesëmarrja aktive e opozitës. Fitorja e zgjedhjeve duhet të jetë në shërbim të misionit kombëtar dhe jo e kundërta. Do të dëshiroja që debati i munguar të kompensohet në këtë sesion. Prezenca e opozitës e bën sesionin të vështirë por njëherësh më demokratik, më të trazuar por njëherësh më të dobishëm. I kemi të gjitha mundësitë të vulosim në kujtesën e secilit prej nesh këtë sesion si sesioni i çeljes së negociatave me BE”,- u shpreh Ruçi në nisje të fjalës së tij