Nis sesioni i Ri i Kuvendit, detyra që i është caktuar 3 deputetëve më të rinj

400
Sot pak pas orës 10:00 nisi seanca e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në Dekretin nr. 10599, datë 29.08.2017 të Presidentit Ilir Meta. Kjo seancë që u drejtua nga deputeti socialist Besnik Baraj, nisi me Himnin Kombëtar e vijoi me një shprehje të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
“Gjatë fushatës elektorale me Zotin Obama kemi pasur mendime të ndryshme dhe të ashpra, por të gjitha këto kanë të përbashkët interest e athdheut. Interesat e vendit janë mbi gjithçka, mbi ato politike e partiake”.
Në seancën e radhës pritet të bëhet konfirmimi i 140 deputetëve të rinj të Kuvendit, pasi të bëhet verifikimi i mandateve dhe tyre, si dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi i propozuar nga Kryeministri Rama me votat e shumicës socialiste, ndërsa si PD ashtu edhe LSI nuk do të votojnë pro tij.

Megjithatë, Partia Socialiste i ka votat edhe e vetme, dhe nuk ka asnjë shans që Gramoz Ruçi të mos marrë detyrën e besuar nga kryeministri Rama.

Sakaq, LSI-ja ka paralajmëruar të mos japë votat e saj as për qeverinë e re “Rama 2”.

Në seancën e paradites u ngrit Komisioni i Verifikimit të Mandateve të deputetëve, dhe më pas do të vijohet me një tjetër seancë që pritet të mbahet pasditen e sotme, në orën 18:00.

ORA 10:35 NGRIHET KOMISIONI PER VERIFIKIMIN E MANDATEVE TE DEPUTETEVE
Në seancën e parë plenare pasi janë thirrur emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit është ngritur Komisioni i Verifikimit të Mandateve.
Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.
Kryetare e Komisionit u zgjodh deputetja Vasilika Hysi.

ORA 10:25 BEHET APELI I DEPUTETEVE TE RINJ TE KUVENDIT
Kryesuesi i seancës së parë plenare për këtë legjislaturë ka lexuar emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Mandatet ndahen si më poshtë:
PS: 74 mandate
PD: 43 mandate
LSI: 19 mandate
PDIU: 3 mandate
PSD: 1 mandat

ORA 10:20 BARAJ: TE NDERTOJME MODELE TE REJA TE KOMUNIKIMIT PARLAMENTAR
Në fjalën e tij, Baraj apeloi për ndryshim të modeleve të vjetra të debatit në Parlament, dhe të kalohet në modele të dobishme në interes të qytetarit.

“Uroj që në Shqipëri të ecim përpara dhe të ndryshojmë modelet e vjetra, jo më me konflikt, por të ndërtojmë modele të reja, të dobishme. Uroj që Parlamenti të kthehet në vlera reale komunikimi”, tha Baraj.

Detyra që i është caktuar 3 deputetëve më të rinj

Ora 10:23- Tre deputetët më të rinj janë ftuar në sallë të bëjnë detyrën e përkohshme të sekretarit. Ata janë Izmira Ulqinaku, qarku PD Durrës, Kejdi Mehmetaj, LSI Tiranë, dhe Anduel Xhindi, PS Fier.
Sigal