Nis seanca ndaj deputetit Armando Prenga

445
Në Gjykatën e Lartë ka nisur procesi gjyqësor ndaj deputetit Armando Prenga. Gjatë seancës së sotme, prokuroria lexoi kërkesën e saj për gjykim.
“Është e vërtetuar se i pandehuri ka patur edhe një armë pa leje”, thekson prokuroria. Deputeti Prenga akuzohet për tre plagosje të lehta dhe për katër kanosje. Ngjarja ndodhi kohë më parë në Lezhë pas një zënke me familje Cali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Prenga kishte fituar tenderin, të cilin donte t’ia shiste familjes Cali për 500 mijë euro. Nga ana tjetër, familja Cali kishte dekadat që shfrytëzonte Lagunën në fjalën për peshkim.
Sigal