Nis puna te “Pazari i ri”, Veliaj: Do vendoset standard i ri për punët publike

400
“Pazarit të ri” në kryeqytet tashmë do t’i jepet një pamje e re. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar sot fillimin e punimeve për projektin i cili do të rikonstruktojë këtë zonë. Në fjalën e tij, Veliaj tha se me këtë projekt jo vetëm që do të zgjidhen problemet që kjo zonë ka patur deri më tani, por edhe do të vendoset një standard i ri për punët publike. Kryebashkiaku nuk ngurroi të kujtojë edhe ditët kur ka punuar pranë këtij pazari. “Unë jam ai i fiqve dhe jam dy herë i lumtur që në vendin ku kam punuar si fëmijë, ne sot këtë fillojmë këtë projekt të ri. Për snobët që s’kanë prekur punë me dorë, kjo nuk përbën gjë, por për duarartët që punojnë çdo ditë për të mbajtur me pune të ndershme familjet e tyre, ky është një projekt me rëndësi. Unë kam blerë këtu atletet e mia të para.

Është ndërtuar në fillim të viteve ’30, por edhe pse quhet “Pazari i ri” po mbush gati 100 vjet. Megjithatë kjo zonë ka qenë mjaft problematike kohët e fundit, me rrugë të dëmtuara, kushte të këqija higjienike, dhe mungesë infrastrukturë. Por me këtë projekt situata do të ndryshojë. Projekti do të zgjidhë shumë probleme, dhe do të vendoset një standard i ri për punët publike”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Sigal