Nis protesta e qytetarëve kundër arrogancës së qeverisë

517
Protesta e thirrur nga shoqëria civile me moton kundër arrogancës ka nisur nga Parku Rinia, atje ku qytetarët janë mbledhur për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Disa qindra qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të marrë pjesë në protestë, ndërsa ajo është në vazhdën e disa protstave të zhvilluara ditët e fundit nga qytetarët, por që kanë pasur edhe mbështetjen e opozitës. 
Protesta zhvillohet vetëm pak ditë pasi qindra qytetarë kuksianë protestuan kundër tarifës së vendosur nga qeveria në Rrugën e Kombit. Më tej, ishte opozita e cila mbështeti këtë protestë dhe bëri thirrje për mosbindje civile.
Sigal