Nis protesta e PD, Basha marshon para turmës me gruan dhe dy vajzat. Zbardhet axhenda

622
Sot në orën 12:00 opozita ka paralajmëruar një protestë më masive se ajo e 18 shkurtit, që vjen pas dështimit të asaj të Kavajës dhe në një kohë që mazhoranca ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, pa pranuar qeverinë teknike që propozon lideri i opozitës Lulzim Basha.
Mësohet se skenari i protestës së sotme nuk do të ndryshojë shumë nga ai i 18 shkurtit. Protestuesit pritet të grumbullohen rreth orës 11:30 në sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë.
Ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj do të marshojë nga selia blu, në bulevardin “Zhan Dark”, për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet sheshit para kryeministrisë. Deri më tani dihet vetëm ora e fillimit të protestës, por se kur do të shëpërndahet ajo, sië bën me dije policia, organizatorët nuk e kanë deklaruar.
Në podiumin e vendosur para asaj që është pagëzuar nga protestuesit si “çadra e lirisë”, do ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashkë me mënyrën se si do vazhdojë protesta, do të jepen nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen, duke angazhuar plot 1500 forca policore, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme, efektivë nga komisariatet e Tiranës, njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sakaq, institucionet kryesore do të ruhen me kordon policor si dhe do të ketë agjentë civilë të infiltruar brenda protestës, të cilët do të fotografojnë protestuesit që mund të kryejnë akte vandalizmi. Po ashtu në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit do të ketë efektivë policie të cilët do të monitorojnë nga sipër çdo veprim.
Policia do të bllokojë trafikun dhe do të ndalojë parkimin e mjeteve në rrugët ndërlidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
JA RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN
Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.
– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.
Sigal