Nis projekti i strehimit, kredi të buta për 2500 familjet në nivel varfërie në Tiranë

209
Kryebashkiaku Veliaj: Nis projekti i strehimit, kredi të buta për familjet në nivel varfërie 
Pas 4 vitesh bllokim, Bashkia e Tiranës do të akordojë 1 milion dollarë për kreditë e buta, që do të shpërndahen pranverën e këtij viti. Kreybashkiaku Erjon Veliaj, deklaroi: “Do ta bëjmë me një sistem pikëzimi, ku pikët variojnë nga aftësia që ke për të paguar, nga nevoja për të zbutur kredinë, deri tek numri i fëmijëve. Ne kemi kalkuluar që për 1 milion dollarë, që bashkia investon në këtë skemë, bankat çlirojnë 40-50 milionë dollarë. Ne kemi një ofertë sociale të strehimit që varion nga ata që s’kanë asnjë të ardhur e që janë në situatë rruge, për të cilët kemi qendrat tona të emergjencës, si qendra në Tufinë që është një pikë strehimi afatgjatë, nga 1 deri në 2 vjet. Ndërkohë, për një kategori që është më lartë në nivel ekonomik kemi atë alternativë që njihet si “bonusi i qerasë”. Kategoritë prioritare janë veçanërisht familjet e reja dhe me fëmijë, ndërsa në total do të përfitojnë 1000, deri në 2.500 familje.