Nis muaji i Ramazanit, Meta uron besimtarët myslimanë: Agjërim të mbarë

438
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm.
Meta ka uruar që ky muaj i sakrificës të sjellë në zemrat e tyre më shumë dashuri për njëri-tjetrin, më shumë paqe sociale dhe besim, më shumë gëzim në familjet e tyre dhe shëndet e më shumë solidaritet për të gjithë ata që sot ndjejnë nevojë për më shumë vëmendje, përkujdesje e përkushtim.
Sigal