Nis me debate seanca e parë, Edmond Spaho nuk le Ramën të flasë

464
Seanca e sotme parlamentare që pa nisur mirë, është përfshirë nga debatet mes palëve politike
Edmond Spaho i Partisë Demokratike, ka ndërprerë menjëherë fjalën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ishte gati t’i jepte fjalën kryeministrit Edi Rama

Debatet në Kuvend
Edmond Spaho: Ndiq rregulloren, nuk keni caktuar modalitetet e debatit. Po thyeni rregulloren, keni thënë që do jeni gardiani i rregullores, dhe po e shkelni atë.
Gramoz Ruçi: Pas përfundimit të seancës do ta diskutojmë. Po ndërprisni senacën, kur të mbarojë seanca shprehuni.
Edmond Spaho: Po tregoheni arrogantë,
Gramoz Ruçi: Ruaj qetësinë
Edmond Spaho: Mblidh konferencën e kryetarëve. Nuk e keni bërë këtë se konferenca nuk është konstituuar. Ne nuk kemi interes të vonojmë debatin. Interesi i opozitës është të shprehet.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama pret në këmbë të marrë fjalën
Sigal