Sigal

Pas zgjedhjes së  drejtueseve të partisë në të gjithë Shqipërinë, sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar teksa do të zgjidhë me votë në fund edhe anëtarët e këtij këshilli.

Hapjen e punimeve të këtij kuvendi e bëri Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Sipas Ristanit, zgjedhja e strukturave të partisë është bërë në mënyrë demokratike sipas statutit që parashikon zgjedhjen e tyre me një anëtar një votë.

“Koha që po kalojmë për shkak të keq qeverisjes ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është ardhja e Partisë Demokratike sa më shpejt në krye të punëve të këtij vendi,” – tha Ristani.

Në bazë të nenit 47 të statutit dhe në bazë të udhëzimit të kreut Basha, Ristani njohu delegatët me axhendën e kuvendit dhe komisionet me anëtarët përkatës.

Ajo që vihet re është nga ky kuvend është rikthkimi në PD të ish-funksionarëve të mëparshëm si Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa. Ky i fundit pritet të sfidojë kandidatin e PS-së në bashkinë e Durrësit, por kjo ende nuk është zyrtare.