Nis lëvizja “Basha ik”, ja 19 emrat që firmosin

495
Janë plot 19 emra, anëtarë të Kryesisë së PD janë vënë në lëvizje dhe tani që numërimi i votave u mbyll në të gjithë Shqipërinë, ku PD ka pësuar një humbje me rezultat katastrofik, kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës duke e parë si te vetmin shkaktar për këtë rezultat të Partisë Demokratike. Emrat që bien ne sy që kanë firmosur kërkesën e largimit të Bashës nga drejtimi i partise, janë ai i dhendrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarber Malltezi si dhe Julian Deda.

Deklarata e plotë

Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.
Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.
Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.
Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!
1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
3. Edith Harxhi Anëtar i KK
4. Edvin Kulluri Anëtar i KK
5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK
7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
8. Grigels Muçollari Anëtar i KK
9. Gent Minarolli Anëtar i KK
10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK
11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
13. Juela Meçani Anëtar i KK
14. Leonard Olli Anëtar i KK
15. Ledina Aliolli Anëtar i KK
16. Mirgen Lata KK
17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
Sigal