Nis festa e PS për 25-vjetorin e themelimit

50
Partia Socialsite feston këtë mbrëmje 25-vjetorin e themelimit. Festa zhvillohet në selinë rozë, ku janë ftuar mbi 2 mijë persona. Mësohet se Partia Demokratike përfaqësohet në festë nga deputeti Tritan Shehu. Ky i fundit ka deklaruar se PS është një parti e rëndësishme në spektrin politik shqitar. Mësohet se kontrolle të imtësishme u ushtruan në detektorin e vendosur në hyrje të ambjenteve të përshtatura, në oborrin pas selisë së PS. Burra, gra, të rinj e të moshuar pa asnjë përjashtim u kontrolluan, para se të hynin në festë. Siç dallohet në foto, femrat socialistët zbrazën çantat për të kaluar, ndërsa burrave iu desh të prisnin në radhë.