Nis ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë “Rama 2”.(Video)

523
Ka nisur ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë “Rama 2”. Kabineti i ri qeveritar do të betohen sot para Presidentit Ilir Meta.
Ministrat e rinj dhe kryeministri Edi Rama iu drejtuan institucionit të Presidencës në orën 17:00.

Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.
“Në Institucionin e Presidencës, ora 17:00 zhvillohet ceremonia e betimit të Anëtarëve të Keshillit të Ministrave” thuhet në njoftimin e Presidences.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.

Mësohet se pas betimit në Presidencë, do të mbahet mbledhja e parë e qeverisë “Rama2”.
Sigal