Nikolla pranon kërcënimin e rektorit, Mynyr Koni nga Shullazi

397
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në emër të Qeverisë ka pranaur se ka patur kërcënim ndaj një kandidati për rektor në UT, duke specifikuar se kjo ndodh për herë të parë. Ajo tha se faë policisë, gjithçka shkoi mirë. Nis nga fakti se për këcënimin e Mynyr Konit është arrestuar Emiljano Shullazi, në mënyrë të terdhortë, qeveria ka pranuar këtë akt të rëndë.
Deklarata e ministres së Arsimit Lindita Nikolla
Në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika. E tillë ka qenë gara deri dy ditë më parë kur, fatkeqësisht, ndeshëm një problem të vështirë e totalisht të pakëndshëm, i cili, për fat të mirë, u kapërcye menjëherë falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të institucioneve të shtetit.
Si Ministre e Arsimit, dëshiroj të siguroj të gjithë kandidatët, pedagogët dhe studentët, që janë pjesë e kësaj gare, por edhe mbarë publikun, se kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë ç’është e mundur që zgjedhjet në universitete të jenë model, siç i shkojnë për shtat çdo institucioni të arsimit të lartë në vend. Nga ana tjetër, u bëj thirrje edhe partive politike, sidomos disa politikanëve që tregojnë padurim për ta përdorur politikisht çdo gjë, që të qëndrojnë larg zgjedhjeve në universitete.
Sigal