Nikolin Jaka, miliona euro tendera të qeverisë, të fituara në 99% të fondit limit

1714
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, të cilat në pjesën dërrmuese janë fituar me çmime sa 99 për qind e fondit limit.
Është zbardhur dokumentat zyrtarë që tregojnë se në dy vitet e fundit, ish I burgosuri për korrupsion Jaka, ka përfituar miliona euro tendera publikë nga qeveria, në shumë raste me ofertë sa 99 për qind e fondit limit.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimeve Publike, vetëm përmes kompanisë Sori-Al, Jaka dhe ish bashkëshortja e tij, Alma Tafani kanë përfituar mbi 5 milionë euro tendera publikë në dy vitet e fundit.
Sori-Al është një kompani që merret me shërbimin e ushqimeve të gatuara. Kompania furnizon me ushqime një numër shumë të madh të institucioneve publike, falë tenderave që ka arritur të marrë, duke shfrytëzuar edhe influencën e kreut të Dhomës së Tregtisë me qeverinë.
Kontratat
Sori-Al është kompania që ofron shërbimin catering për Albcontrol. Tenderi me vlerë 1 milionë euro është fituar në vitin 2016 me një çmim sa 99.9 për qind e fondit limit.
Me të njëjtën vlerë ndaj fondit limit kjo kompani ka marrë edhe tenderin e furnizimit me ushqime të spitalit Shefqet Ndroqi, të organizuar nga Ministria e brendshme.
Lista e kontratave me vlerë mbi 99 për qind e fondit limit, që kompania Sori-Al ka përfituar nga qeveria është e gjatë. Vetëm për dy vitet e fundit, shuma e tyre arrin në 5 milionë euro dhe në shumë raste, kompania është shpallur fituese edhe pse ka patur ofertën më të lartë.
I tillë ishte tenderi për furnizimin me ushqim të repartit ushtarak 3006 në Farkë, I organizuar nga njësia e blerjeve të përqëndruara në Ministrinë e Brendshme. Në këtë tender u paraqitën tre oferta. Më e ulëta ishte ajo e kompanisë, Shpresa dhe l’Artist me vlerë 310 mijë euro. Por tenderi u fitua nga Sori-Al që kishte ofertën më të lartë me vlerë 351 mijë euro ose 40 mijë euro më shumë se sa oferta më e ulët.
Sigal