Ngritja e KLP/ Avokatja e Popullit çon në Kuvend 4 kandidatë nga Shoqëria Civile (Emrat)

526
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i ka dërguar Kuvendit listën me emrat e 4 kandidateve nga Shoqëria Civile për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Katër kandidatët nga Shoqëria Civile janë Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha, Mimoza Qinami, ndërsa 3 prej tyre ishin sot në seancë dëgjimore tek Avokati i Popullit.
Pritet që Kuvendi të zgjedhë vetëm një emër nga Shoqëria Civile për të qenë anëtar i KLP.
Institucioni i KLP duhej të ishte ngritur që në muajin prill të këtij viti, por për shkak se Shoqëria Civile nuk paraqiti asnjë kandidat, ky organ mbeti pezull.
Sigal