Ngritja e KED, Luan Rama për ndërkombëtarët: Heshtje kolektive, dyfytyrësi kolektive

506
Lëvizja Socialiste për Integrim ka sulmuar ashpër ambasadorët e huaj në vendin tonë, për skandalin, sipas saj, të zgjedhjeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama shkruan në një postim në Facebook, se reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsi-maxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi! “E njëjta maxhorancë e drogës, vendosi, po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtë votash, kur, jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar!”. Ai lëshon akuza edhe mbi ndërkombëtarët, duke shkruar se po bëjnë dyfytyrësi korruptive. “Skandali i zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe heshtja korruptive e ndërkombëtarëve! Pak ditë më parë, pikërisht më 8 dhjetor 2017, reforma në drejtësi mori dy goditje të rënda prej papërgjegjshmërisë së tepsi-maxhorancës së drogës, e cila duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zgjodhi në kundërshtim me kriteret e këtij ligji, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi! Nga ana tjetër, në të njëjtën ditë, e njëjta maxhorancë e drogës, vendosi po në kundërshtim me Kushtetutën, të kapë politikisht funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke zgjedhur një kinse “të përkohshëm” me shumicë të thjeshtë votash, kur, jo vetëm përmbajtja, por edhe fryma e Kushtetutës detyrojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar! Mjaftojnë vetëm këto dy raste, për të kuptuar se vullneti i maxhorancës nuk është reforma në drejtësi, nuk është as zbatimi i ligjit dhe as rikthimi i besimit qytetar tek drejtësia. Por rastet që përmenda më sipër fatkeqësisht na japin edhe pamjen në dy standarde të misioneve ndërkombëtare që asistojnë reformën në drejtësi, të EURALIUS-it dhe OPDAT-it! Se, ndërsa nxituan të shpallnin një deklaratë të tyre që ishin për zgjedhjen me votim të thjeshtë të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, madje duke “guxuar” edhe t’i tregonin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, jashtë çdo tagri etik e ligjor, kufijtë e legjitimitetit e të autoritetit të tij kushtetues, heshtën e nuk bënë zë për zgjedhjen e KED-së në kundërshtim me ligjin! Asnjë fjalë, asnjë koment!

Dyfytyrësi korruptive! Heshtje që e kompromenton rëndë vetë rolin dhe misionin e tyre e i bën bashkëfajtorë me tepsinë e drogës ku është miksuar qasja antiligjore e korruptive e vetë maxhorancës që zgjodhi KED-në!
Sigal