Ngrica ka rënë (edhe) në marrëdhëniet e Ramës me Shpëtim Idrizin

433
Zgjedhja e deputetes Valentina Leskaj në muajin korrik, si nënkryetare e (parë) e Kuvendit, nga PS, nuk ishte rastësi, por as edhe plotësim i ndonjë vendi vakant, derisa në 2 vjetët e para Kuvendi ishte me 2 nënkryetarë: Një nga Opozita dhe Vangjel Dule i Maxhorancës. Nuk ishte aspak, paskëtaj, rastëri, që SHpëtim Idrizi mungoi nga seancat e fundit plenare të Kuvendit në fund të këtij sesioni, si një bojkot i heshtur dhe shprehëse e marrëdhënieve të acaruara të Ramës me Shpëtim Idrizin. Të mos harrojmë, se Shpëtim Idrizi, që të arrinte në marrëveshje me Edi Ramën në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit, iu desh që të përballohej edhe me kundërshtinë e fortë të deputetëve të PDIU, por edhe të elektoratit të PDIU, dhe kjo qasje dhe ujdi e Idrizit me Ramën, i solli edhe kosto politike, ku deputeti i PDIU u largua nga Idrizi, duke e denoncuar dhe u bashkua me opozitën. Kishte edhe deputetë të tjerë të PDIU që e kundërshtuan Idrizin për kapërcimin politik te kampi i PS, pasi gjithmonë PDIU dhe elektorati i saj kanë qënë e prirur drejt së Djathtës, por këto kundërshti të këtyre deputetëve mbetën në heshtje, nuk shkuan deri në divorcing politik, por ama, tashmë ata nuk flasin më me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ndodhet në vetminë e dimrit të Ramës. 

Portofoli i ministrit, një premtim i pambajtur
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, menjëherë pas zgjedhjeve të 21 qershorit, deklaoi publikisht, se tani, që PDIU u konfirmua si forcë e katërt politike dhe meqë u rrit në vota, duke marrë 59.701 vota, ose 3,82 % elektorat, ka të drejtën që të përfaqësohet edhe në pushtetin qëndror, duke shprehur kështu publikisht edhe se kjo ishte pjesë e marrëveshjes së tyre , para 21 qershorit. Mirëpo në vijimësi, ngjarjet përgënjeshtruan pritshmërinë e kryetarit të PDIU. Ndoshta ishte presioni i diplomacisë greke, që i bëri thirrje të hapur Edi Ramës, që qeveria shqiptare të mos përfshinte në përbërjen e saj PDIU, qoftë me deklarata publike, qoftë edhe me vizitën e ministrit greke, Nikos Kotzias në Tiranë, apo, diçka tjetër ka ndodhur midis Ramës dhe Berishës, që marrëveshja të mos zbatohet. Edi Rama, duke folur në fillimin e muajit gusht, para se të shkonte për pushime, e bëri të qartë, se nuk do të ketë ndryshime në qeveri në shtator, duke dhënë mesazh, ndoshta më shumë te Idrizi, që kërkesa e tij publike, për portofol në qeveri nuk do të plotësohet. Sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Telegraf” pranë PS dhe PDIU, konfirmohet kjo ngricë në marrëdhëniet e Ramës dhe Idrizit, edhe pse entuziazmi i fitores në 21 qershor, nuk i afroi dot aleatët më pranë. Madje, burimet pranë PS bëjnë me dije, se është Rama ai që (ndoshta) nuk i hap më as telefonin Idrizit, për të komunikuar. Kjo sjellje e ftohjes së marrëdhënieve të Ramës ndaj Idrizit, e mosrespektimit të marrëveshjes së Ramës me aleatët zgjedhorë, nuk është as përjashtim dhe as çudi, nëse kemi parasysh që Rama, sa herë u ka kthyer shpinën marrëveshjeve dhe aleatëve, sa mbaron punën me ata, pas zgjedhjeve. Rama nuk respektoi kurrë marrëveshjen parazgjedhore të 2013 me Gjinushin, po kështu edhe me Milon. Madje, dje Milo nuk u përmbajt, por publikisht, edhe një herë pohoi se Rama po shkel marrëveshjet parazgjedhore. Madje, është e njohur tashmë, që Rama po acaron edhe marrëdhëniet me Ilir Metën, ngaqë në zgjedhje u zbardh një taktikë e PS, që të sabotonte mbështetjen politike që duhet të jepte PS ndaj kandiodatëve të LSI për kryebashkiakë, ndërkohë kur LSI mbështeti fuqishëm kandidatët e PS. 
Sigal