Ngjela:”Vesi” Meta apo nga “paaftësia” Rama po ringjallin Berishën

423
Sigal

Raportet e Ramës dhe Metës me premtimet para fushatës, agresiviteti i Berishës që kërkon të ringjallet politikisht nga paaftësia e qeverisjes dhe bindja e plotë se populli nuk fal më mëkate qeverisëse, ishin disa nga pohimet e Spartak Ngjelës dje në rrjetin social..

“Jul Qezari ishte i pari ai që e mësoi nga eksperienca e tij dhe e tha se: “Kur i munduri sheh dobësinë e fitimtarit, nuk nënshtrohet, por bëhet sërish edhe më agresiv kundër tij”… Ja, kjo po iu ndodh edhe shqiptarëve: ata pasi dolën masivisht në zgjedhje dhe rrezuan Sali Berishën; dhe e hodhën atë si një rreckë me gjithë manipulimet e tij, dobësia e lidershipit të fitueseve, e ka bërë të mundurin Sali edhe më agresiv sesa kur ishte Kryeministër. Kjo është gjendja, e cila nuk është normale… por, shqiptarët që sollën përmbysjen Berisha, askush mos të mendojë se mund ta falin me dobësinë. Kush mendon se mund të drejtojë nga dobësia, gabohet. Koha po ecën jo mirë, por  të gjithë atyre që presin vendosjen e moralitetit në këtë vend dua t’ju them se, në këtë rrugë kurrë nuk do të ketë kthim mbrapa… Vjen kjo dobësi që shohim ndërkohë nga “vesi” Meta apo nga “paaftësia” Rama, apo vjen kjo nga të dyja këto, pak rendësi ka. E rëndësishme është që të dihet nga të dy, se shqiptarët nuk e falin më vjedhjen ose dobësinë që iu vjen nga lidershipi qeverisës…”,-shkruan Ngjela