Ngjela sulmon Bashën: “I adoptuari i Familjes”; që flet për taksat në një shoqëri të papunë

443
Avokati Spartak Ngjela ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për mënyrën se si po bën fushatë, duke premtuar ulje taksash në një vend që sipas Ngjelës, është i papunë.
Sigal

Ai e etiketon Bashën ‘pinjollin e adoptuar te familjes Berisha që po ngarend nëpër Shqipëri duke folur për taksat në një shoqëri që është e papunë’. Sipas Ngjelës, Basha është kryetar që as di të thotë e as di të bëjë gje. 

Statusi i plotë i Ngjelës

Zgjedhjet e këtij viti do të mbahen mend për dy gjera: lodhjen e shqiptarëve të rënduar nga kriza dhe një pinjoll i adoptuar i familjes Berisha qe po ngarend nëpër Shqipëri duke folur për taksat në një shoqëri që është e papunë. Një skifo shurdhuese dhe asgje më. Por…Çdo të bëjë Saliu pas humbjes?
Do të flasë për reformën territoriale që ishte e ndërtuar kundër tij.. do heshtë nja dy muaj…por për asnjë çast nuk do ta pranojë që dështimi ka qenë i tij, sepse ai i imponoi Partisë Demokratike një kryetar që as di të thotë gjë dhe as di të bëjë gjë.

Po politikanët e PD -së kështu do ecin, me metodën e Saliut që shqiptarët do të lodhen me PS-në dhe do t’ia japin Bashes edhe pse nuk e përfillin tani në mospranim? Por, kur do të lodhen shqiptarët për t’u çlodhur më Saliun?