Ngjela: Rama të largohet, PS të lëvizë

604
Avokati dhe politikani, Spartak Ngjela, u shpreh se kryeministri Rama duhet të largohet për t’i hapur rrugën anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Të korruptuarit duhet të ikin – kjo është kërkesa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I pari duhet të largohet kryeministri aktual: Rama duhet të japë dorëheqjen para se të fillojë akuza kundër tij. “Kudo spikat korrupsioni i qeverisë aktuale”, kështu i thanë Ramës në Bruksel; kurse ai bën sikur s’kupton. Ky grup të korruptuarish, që ka dhunuar dhe ka varfëruar shqiptarët, nuk mund të vazhdojë më të qeverisë”, u shpreh Ngjela. Sipas tij, kryeministrit shqiptar i është vënë një kusht: duam të shohim ligjin për vetingun e politikanëve të lartë. “Por Rama nuk e ka pranuar. Dhe amerikanët e dinë pse-në e kësaj; ngaqë Rama vetë është i implikuar në korrupsion. Ndërkohë Rama mendon se mund të luajë në tel: “do të iki në Moskë”; thotë nëpër bisedime me rangje të ulët, dhe harron që Uashingtoni e di që me këtë tezë shqiptarët e djegin me gjithë brekushet e tij”, argumenton Ngjela. Ai fton edhe Partinë Socialiste ta largojë Ramën. “Po socialistët ç’presin akoma, me këtë njeri që nuk e pranon politika perëndimore si partner, duan të djegin veten? Gjithçka është hetuar, dhe grupi i Ramës në qeverisje sot është i implikuar si grupi i ministrave të Berishës. Është paaftësi nëse lidershipi i pa korruptuar socialist do të hyjë në rrugën e vetëshkatërrimit për një njëri pa fare vlerë morale si Edi Rama, që tani është në konflikt të hapur moral me politikën amerikane”, shprehet Ngjela.
Sigal