Ngjela: Rama ka indicie që është pjesë e korrupsionit

655
Kryetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, avokat Spartak Ngjela, ka reaguar pas votimit në Kuvend të projekligjit për vettingun në polici. Ngjela shprehet se erdhi më në fund një kohë kur ministri i Brendshëm shqiptar duket se është me shqiptarët dhe kundër abuzueseve të tyre. Sipas Ngjelës, dyshja Xhafaj-Marku kanë sot në dorë neutralizimin tërësor të korrupsionit kryeministror shqiptar. “Rama ka indicje që është pjesë e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; dhe së dyti, Rama nuk e mbështet më Reformën në Drejtësi, fakt ky që e provon arsyen e parë. Dyshja Marku, Xhafaj, ka sot në dorë neutralizimin tërësor të korrupsionit kryeministror shqiptar; dhe ka gjithashtu edhe mundësinë e dhënë që, pikërisht për këtë, këta të dy të hyjnë në historinë e Shqipërisë si kontribuuese të mëdhenj të vendosjes së drejtësisë në strukturën politike dhe shoqërore të popullit shqiptar”, thotë Ngjela. Sipas tij, “e gjithë lëvizja Rama, nga Erdogani në Moskë dhe nga Moska në Beograd, është një lëvizje sterile e tij që, nga mëndjelehtësia e mendoi dhe po e mendon Reformën në Drejtësi, jo si një motiv të konceptit politik amerikan për Ballkanin Perëndimor, por si një gjë kalimtare që ky mund ta frenojë, po të bashkohet me Berishën”. “E gjithë kjo lëvizje që nuk jep produkt tjetër përveç atij të dështimit, e ka fundosur Edi Ramën që tani, por në një të ardhme shumë të afërt, do ta eliminojë plotësisht, sepse pengesa e tij kundër Reformës në Drejtësi është një gjë e pamundur. Këtë tregoi në Parlament edhe miratimi i ligjit për vetingut e policisë së shtetit. Në këtë seancë spikati që ministri Xhafaj kuptohet se ka dalë figura kryesore në ekzekutivin shqiptar në lidhje me ecurinë e mëtejme të Reformës në Drejtësi”, nënvizoi Ngjela. Sipas tij, që nga miratimi i Kushtetutës së re, Shqipëria juridikisht po ecën sipas konceptit amerikan. “Gjithë të tjerat janë fjalë boshe. Kurse koncepti amerikan i drejtësisë që udhëheq gjendjen juridike të shtetit shqiptar sot, nuk mund të bëjë lëshime”, nënvizoi avokati i njohur.
Sigal