Ngjela: Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Duka, duhet flakur jashtë Federatës me çdo mjet

535
Sigal

Në rrjetin social FB, avokati Spartak Ngjela është shprehur se: “Përse shqiptarët gjithmonë sulmohen nga agresorët e tyre botërisht  dhe nga drejtuesit e tyre asnjëherë nuk janë mbrojtur. Kjo ka ardhur për dy arsye: sepse drejtuesit e shqiptarëve ose janë vënë në pushtet më paratë e “agresorëve” të tyre, ose kanë qenë injorantë që kanë qeverisur për të vjedhur popullin. Kjo gjendje është edhe sot: të sulmuarit padrejtësisht, shqiptarët ne Beograd, quhen agresorë nga kundërshtari; kurse gjuha e atyre që drejtojnë e që duhet të mbrojnë interesat tona, është një gjuhë e dobët, pa asnjë argument, a thua se janë ose të blerë, ose janë idiotë. Për historinë, kjo është e njëjta gjë. Shiheni kryetarin e Federatës së Futbollit Shqiptar. Si mund të pranohet ai mjeran kapadai, që duket se tallet me sentimentin e shqiptarëve? Një njeri që kuptohet se është i blerë. Ka votuar për Platininë në UEFA, në vend që të votonte për grupin gjerman; dhe vijon të mbaje kontratën korruptive me të, sepse është maskarai francez që e mban këtu. Ky njeri duhet flakur një orë e më parë nga ai drejtim. Kryeministri shqiptar duhet t’i tregojë vendin këtij birboje që tallet me shqiptarët në një moment kaq të rëndësishëm historik. Ai duhet hetuar dhe audituar në një mënyrë sa më serioze dhe profesionale, për ta vënë përpara përgjegjësisë, ose pastaj, vetë shqiptarët duhet t’i tregojnë vendin këtij uzurpatori që abuzon dhe dëmton pareshtur paraqitjen ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.