Ngjela: Gjykatat e korruptuara, qeveria të veproj, ka 84 vota

428
Sigal

TIRANË- I ashpër për gjykatat e korruptuara ka qenë reagimi i djeshëm i Spartak Ngjelës duke fajësuar qeverinë për korrupsionin, pasi sipas tij, ajo duhet të ndërhyjë në gjyqësor pasi i ka numrat në Kuvend. Vendosja e moralitetit në administrimin e shtetit shqiptar po rezulton një gjë e pamundur. Njerëzit gjithmonë kanë shpresuar, por në një vend, ku shkelet ligji për të fituar para, asgjë nuk mund të bëhet. Nëse do të pyetet së çfarë bën Mafia? Asgjë me shumë, ajo shkel ligjin për të fituar para, do të jetë përgjigja e kësaj pyetje. Kjo është edhe vallja e qeverisjeve shqiptare. Shenjat janë që edhe kjo qeveri këtë valle po kërkon të hedhë. Dje u bë festë kur u lirua nga burgu një hajdut… Natyrisht festuan hajdutët. Dhe kjo duket se do të jetë loja: ‘ne i kapim, por i liron gjykata’. Po pse nuk pyetet: Po gjykatën kush e ka emëruar, Zoti?.

Ja, kjo është pyetja që e gozhdon gjendjen dhe zgjidh lojën. Kush e ka në dorë gjykatën shqiptare? Dhe përgjigja është: Maxhoranca me 84 deputetë. Po, përse nuk vepron kjo maxhorancë? Dhe kësaj pyetjeje sigurisht që mund t’i përgjigjet edhe çdo fëmijë. Kjo është gjendja. Duhet të mësohemi ta dëgjojmë të vërtetën edhe kur kjo është e rëndë për ne. Do të vijojë ende të shkelet ligji për të fituar para? Unë mendoj se po…”