Ngjela: Është kohë e një rëndësie historike, filloi Vetingu

483
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka shkruar në statusin e tij në Facebook, se procesi i Vetingut filloi, kjo është një kohë historike. Bllokimi i Vetingut është i pamundur, do kontrollohet pasuria e Presidentit, Kryeministrit, Ministrave, Kryegjyqtarëve, Gjyqtarëve, Kryeprokurorëve dhe Prokurorëve. “Filloi Procesi i Vetingut. Është kohë e një rëndësie historike. Heronjtë janë të lodhur. E menduan kohën lineare, dhe politikën si interes të tyre personal. Krijuan para dhe prona me fondet e shtetit, duke u tallur me shqiptarët. Tani mendojnë të bllokojnë procesin. Bllokimi është pamundësi absolute. Do kalojnë në kontroll pasuror të kualifikuar: Presidentë, Kryeministra, Ministra, Kryegjyqtarë, Gjyqtarë, Kyeprokurorë, Prokurorë. Që të gjithë nën një mbikëqyrje të ekspertizës ndërkombëtarë. Të shohim sa do t’iu lënë. Gjithsesi, pas kësaj fillon funksionimi i ligjit dhe i normalitetit në qeverisje. Shqiptarët po hyjnë në epokën e humbur që me largimin e Princ Vidit nga Shqipëria.”, shkruan Ngjela.
Sigal