Ngjela: Donald Lu të shpallë emrat e të korruptuarve

421
Kryetari i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, bën apel për të luftuar të korruptuarit me mbështetjen e vullnetit politik amerikan dhe i kerkon ambasdarorit te SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, qe ai te beje ditur emrat e të korruptuarve. Ngjela nëpërmjet një postimi në faqen e tij Facebook e titullon ate “Pa identifikimin e korrupsionit, gjithçka mbetet abstraksion”, duke vijuar me një koncept filozofik ku thekson se “Leibniz-i eshte shprehur “liria nuk mund të ekzistojë pa mundësinë për të abuzuar. E keqia hyri në botë përmes abuzimit njerëzor për lirinë e tij vetjake. Asgjë tjëter nuk është e keqe, vetëm kjo”.

“Ja, kjo është thëmbra e Akilit ,që po e qerthullon sot të gjithë të keqen shqiptare: abuzimi me pushtetin i të gjithë atyre që kanë menduar se me pasurimin e tyre të padrejtë, do të fitonin lirinë e tyre të pakufizuar. Nën këtë pikëvështrimi, gjendja e shqiptarëve sot varet në një fill peri, i cili, po të këputet, ne si shoqëri, mund të fundosemi me të gjitha të drejtat që kemi fituar dhe ato që po pretendojmë t’i fitojmë. Gjithçka është e përqëndruar te krimi dhe korrupsioni; por gjithçka bie në vesh të shurdhët, te ata që kanë në dorë pushtetin dhe në shpinë abuzimin me popullin e tyre”, shkruan Ngjela.

Ngjela duke iu referuar qëndrimit të ambasadorit Lu për luftën kundër korrupsionit, shprehet se “Edhe pse kjo gjendje është e denoncuar ndërkombetarisht; veshët e abuzimit që kanë pushtetin bëjne sikur dëgjojnë edhe bëjnë sikur veprojë. Por ajo që na jep akoma shpresë është “vullneti politik amerikan”, që vjen e shfaqet në Shqipëri nëpërmjet ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ai i ka thënë të gjitha; dhe shqiptarët i kanë dëgjuar nga goja e tij shqip. Por, siç duket, kjo nuk mjafton”.

“Zoti Ambasador! … filozofia analitike na ka mësuar se nuk mund të ketë ekzistencë dhe as entitet, pa identitet. Domethënë, për faktin që ju, dhe njëhërësh plitika amerikanë, është e informuar për korrupsionin në Shqipëri; tani ka ardhur koha për identifikimin e tij më anë emrash të subjekteve të pushtetshëm dhe të korruptuar. Shqiptarët presin emrat që të shpallen nga ju, zoti ambasador. Kjo është gjendja shqiptare: duhet identifikuar korrupsioni, ngaqë ju po e shihni se situata po bëhet qesharake, sepse “të parët” në këtë luftë antikorrupsion, janë vetë pushtetarët apo ish- pushtetarët e korruptuar. Varfëria shqiptare është “vepër” e korrupsionit abuziv të pushtetarëve shqiptarë, në 20 vitet e fundit. Koha ka ardhur që vetë shqiptarët ta marrin në dorë këtë situatë: ata duan emrat, që të kenë targetin e luftës së tyre racionale; sepse, pa emra, gjithçka do mbetet gjithmonë një abstraksion, ashtu siç ka qënë deri më sot. Dhe sytë e shpresës së shqiptarëve për këtë shpëtim nga një kurth i madh historik, janë drejtuar nga ju, zoti ambasador”, shkruan Ngjela.
Sigal