Ngjela: Bisedimet e Kretës mbahen sekret

577
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Vizion Plus”, tha se takimi mes ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushati në Kretë, ishte në favor të dy vendeve, por u fitua nga Shqipëria. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse mbahen të fshehta detajet e takimit. “Mbahet sekret se nuk është në favor të Greqisë. Sepse Greqia është në rënie ndërsa Shqipëria në ngritje. Takimi ishte në favor të dy palëve, por u fitua nga Shqipëria”, tha Ngjela. Ndërkohë, Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, ka komentuar bisedimet Shqipëri-Greqi, të zhvilluara këtë fundjavë në Kretë mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Ajo vlerësoi dialogun, duke u shprehur se vjen në një moment kyç, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë kanë pësuar një ndryshim pozitiv. “Është e pamundur që problematika të ardhura nga thellësia e viteve dhe dekadave të mund të zgjidhen nga një vizitë 3-ditore”, shtoi Kodheli.
Sigal