Ngjarjet në Kumanovë/ Rama-Meta takim me liderët politikë të shqiptarëve në Maqedoni

387
Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë takuar të shtunën liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Takimi i zhvilluar në Pogradec, u bë me dije nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama në rrjetin social Facebook. 
Nga fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama mësohet se takimi ka nisur fillimisht me kreun e PDSH, Menduh Thaçin dhe më pas kanë marrë pjesë kreu i BDI, Ali Ahmeti , parti që është pjesë e qeverisë Gruevski, si dhe Zijadin Sela, kreu i komunës së Strugës, por edhe liderë të tjerë shqiptarë. 
Ky takim u zhvillua një ditë para protestës masive që është paralajmëruar se do të zhvillohet në Shkup me pjesmarrjen e qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë, si dhe pas situatës së ditëve të fundit në Maqedoni e kryesisht në Kumanove ku të shtunën e shkuar u sulmua ‘Lagjja e Trimave’ dhe mbetën të vrarë 22 viktima mes të cilëve edhe 14 shqiptar.
Sigal