Ngjarja në Laç/ Basha: Ky është krimi i veshur me pushtet

69
Lulzim Basha, në një dalje për mediat, deklaroi se ngjarja e Laçit ku u plagosën 7 persona dhe në të cilën është i përfshirë edhe deputeti socialit Armando Prenga, tregon se ka ardhur fundi i shtetit ligjor në Shqipëri.
“Ky është fundi i shtetit ligjor në vend. Pavarësisht se armët i përdori një deputet-bandit, autori dhe përgjegjësi është kryeministri i vendit. Rama e bëri deputet Armando Prengën pikërisht për këtë cilësi që ka: vret dhe pret”, tha Basha.Sipas kreut të opozitës, Rama ka ndërtuar një “mekanizëm kriminal që e përdor sipas interesave të tij”. “Ky është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim”, tha Basha.