Ngjarja në Fier, Manjani: Gjyqtari që nuk mbrojti Liljanën do të procedohet

484
Sigal

Ministri i
Drejtësisë, Ylli Manjani deklaro sot se gjyqtari i cili i dha urdhër mbrojtjeje
Liljana Rukajt, gruas që u vra duke u hedhur nga ballkoni prej burrit të saj,
është gjetur me shkelje dhe do të procedohet penalisht. Duke folur me gazetarët
pas një aktiviteti të organizuar nga Ministra e Drejtësisë, Manjani u
bëri thirrje të gjithë gjyqtarëve të mos nënvlerësojnë kërkesat për urdhër
mbrojtje.

“Nga kjo ngjarje ne duhet të nxjerrim mësimet. Unë dua ta
përdor këtë hapësirë për të sqaruar opinionin dhe njerëzit çfarë duhet të bëjnë
në rast se gjenden në një rast dhune. Ligji thotë që veprimi i parë është të
njoftosh policinë. Këshilla ime është që në telefonin celular të ketë numrin e
policisë. Së dyti, policia nga çasti që konstaton akte dhune, siguron masa
mbrojtjes për viktimat.

Pjesë e këtyre masave është të asistojë viktimën me
ndihmën ligjore për të kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë. Gjykata është e
detyruar të lëshojë urdhrin e mbrojtjes. Këshilla për trupin gjyqësor është që
ta vlerësojnë, sepse çdo lajthitje apo mungese serioziteti ka pasoja. E treta
është një këshillë që kam për gjykatat. T’i lëmë historitë në mbrojtje 2 metra
apo 3 metra. Viktima dhe agresori nuk mund të jetojnë bashkë. Jo tolerancë,
agresori dhe viktima nuk mund të jetojnë bashkë”, tha Manjani.