Ngërçi për Kushtetuesen, nesër Kuvendi seancë të jashtëzakonshme, ja rendi i ditës

549
Sigal

Ditën e nesërme në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme, parlamentare, pas ngërçit të krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Burime bëjnë me dije se sot në orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar ditën e nesërme zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme.

Mësohet se rendi i ditës do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranueshëm.

Presidenti Meta futi dje në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi para përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED.