Ngado, të dalin përpara bëmat e gjyqësorit

529
Sigal


Bardhyl BERBERI

Gazeta Telegraf/


Ngado
na del gjyqësori bëmat e tij para një grushti me para edhe nje kriminel që ka
kryer disa vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e nxjerrin nga burgu
sikur të jetë një grindavec i thjeshtë… Kjo ndodh vetëm tek ne, është
korrupsioni në drejtësi që para qeses me para të gjithë faktet i bën “hi” …dhe
kriminelët lenë qelitë! Atdheu im i shqyer nga lakmitarë të pangopur,
politikanë të pandershëm që ju bëjnë bisht reformave, se e dine një takëm prej tyre,
se çfarë i pret për zullumet që kanë bërë këtij populli Atdheu ynë është një vend
i varfër, i vuajtur me njerëz të ndershëm dhe punëtorë që kërkojnë të largohen.
Shqipëria ime mbase je i vetmi vend ku politikanët e zyrtarët venë dhjamë në
kurrizin e këtij populli fukara …
O ju politikanë, o djem të këqij, pa karakter
dhe dinjitet që vetë quheni liderë!

Karakterit është një
element shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në procesin e mbijetesës
njerëzore, por në rastin tuaj paraqet shumë vështirësi, rrezik dhe tragjedi. Në
masën me të cilën ju jeni implikuar, karakteri i juaji ju motivon të zhyteni
edhe më tepër në ligësi pa i bërë thirrje arsyes, pa i parashikuar pasojat. Por
një ditë do të jepni patjetër llogari koha vonon por kurrë nuk harron që
secilit t`I japi hakun Rinia, inxhinierët, mjekët dhe mësuesit ikin nga kjo
anije që fundoset sepse ata nuk kanë asgjë për të jetuar. Atdheu ime sundohet
nga pushtetarë me nivel të ulët, të ligj , të veshur me pushtet të cilin e
shfrytëzojnë egërsisht pushtetin . Shqipëria ime me pushtetarë të paskrupull që
mendojnë vetëm për xhepat e tyre… ta kanë shkelur rregullat, moralin,
burrërinë, krenarinë kombëtare dhe Kushtetutën. Vidhen Bangat e shtetit ,vidhen
parët në aeroport , një pasiguri skandaloze dhe të duket vetja jo sikur jeton
në mes të Europës por sikur jeton në xhungël. Është momenti i fundit t`i bëjmë
thirrje këtyre politikanëve , që të mos lejojë atdheun e tyre të bjeri në
greminë atje ku ata e kanë çuar. Apel një takëm deputetësh të arsimuar dhe me
një kulturë bashkëkohore të mos i lenë ata dështakët dhe të korruptuarit që kanë
hyrë nga të dyja krahët ata duhet të bëhen barrikadë të mos i vërë poshtë e
keqja dhe negativët. Por kam njëfarë dyshimi, nëse e kanë një arsye të tillë të
shëndoshë apo jo, pasi ata që mund të kenë arsye të shëndoshë dhe formim janë të
pakët dhe numërohen me gishtat e dorës. O Atdheu im, ne vuajmë, fatit tënd të
keq në dorë të kujt ke rënë! Të jetosh tek ty ose të braktisësh ty, o atdheu im,
të ikësh në vendet e huaja ku përgjithmonë do të mbeteshe i huaj, duke
tradhtuar fatin dhe kuptimin e qenies tënde në dhe të huaj. Ne na ka kapluar një
dëshpërim i madh, jemi në një gjendje ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndërmjet
amullisë dhe mediokritetit që është përhapur si epidemi, – ngado të mbytin të
paaftët. Çdo ditë dëgjojmë një skandal të binomit Korrupsion dhe Vjedhje. Atdheu
im, me diellin mbi ballë mbi ujërat e kristalta të Adriatikut dhe Jonit që
lëkunden pasuri të pafund dhurata të natyrës, por shpesh mbi ty atdheu im bien
hijet e zeza dhe mbulojnë ballin tënd të rrudhosur dhe djersitur. Pa dashur më
erdhi në mend një sentencë e të madhit Viktor Hygo: “Luftën e bëjnë heronjtë,
qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat…”