Nga Shkodra – OMN-ja, Bushati: Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë

430
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati Ditmir Bushati theksoi nga Shkodra se po kërkohet që të portretizohet reforma në drejtësi si cenim sovraniteti.

Reagimi i tij vjen ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili e ka konsideruar si antikushtetuese krijimin e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bushati: Besoj se kjo reformë është konkretizim i përgjegjësive kolektive. Me reformën në drejtësi ndërtojmë një kulturë politike larg blloqeve të çimentuara. Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë. Kërkojnë ta portretizojnë reformën në drejtësi si cenim të sovranitetit. Kërkojnë ta portretizojnë reformën si ndërhyrje e të huajve në punët tona.

Bushati i bëri këto deklarata gjatë takimi me forumet e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, duke theksuar se nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa mburojë e së drejtësi dhe se një shoqëri e zhvilluar bazohet vendimin në sundimin e drejtësisë.

Tri ditë më parë, Ora News publikoi në mënyrë ekskluzive një letër të ministrit të Drejtësisë, Vasili, i cili theksonte se krijimi i Bordit t të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon proçesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që so të realizojnë vëzhgimin e pavarur”, shkruan Vasili.
Sigal