Nga qeveria e krimit tek largimi i të rinjve

510
Vetëm para pak ditësh vendi u trondit nga lajmi që quhet rëndom, “Krim pasioni” ku 23-vjeçari Aldison Belulaj ekzekuton me katër plumba në kokë ish-të dashurën Ariela Murati. Pas të gjitha aludimeve dhe dëshmive të zbardhura dhe dëshmive të pathëna, si shtet përballemi me nivele shumë të dobëta të sigurisë për jetën. Dhe nuk është vetëm ky rast, kjo është një plagë shumë e rëndë e shoqërisë. Po të gërmojmë më tej kemi edhe djegien në banesë të një zonjë së bashku me të birin. Janë krime pa fajtor. 

Dhuna ndaj femrës sa vjen dhe shtohet në të gjitha format, madje edhe në forma të moderuara. Pasi kryeministri Rama trumbetonte dhe luftonte për barazi gjinore në parlament, kjo fjalë e tij u duartrokit. Por duhet parë edhe ana tjetër e medaljes. Rama e ka shumë më të lehtë të qeverisë me femrat, pasi kështu i ka nën kontroll dhe mund t’i komandojë. Një nga rastet e “shkëlqyera” nën qeverisjen me një femër, përmendim rastin e radarëve, të cilët në vend të ishin në punë, fikeshin dhe trafikantët kënaqeshin duke transportuar lëndë narkotike. Nëse një femre i thua si të qeverisë po e dhunon! Në dhjetorin e shkuar, kur brenda sallës së Parlamentit Shqiptar votohej Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku Opozita e Bashkuar PD dhe LSI thanë njëzëri, se janari do nisë me protesta. Pas bisedave dhe konsultimeve mes krerëve të partive kryesore opozitare në ven, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, u përcaktua si datë proteste data 27 janar 2018 ora 12:00. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë disa javë të cilat zhvillojnë takime me strukturat përkatëse në të gjithë Shqipërinë. Nuk kanë munguar kujtesat se kjo është një qeveri e krimit. Dhe lidhet mjaft mirë me rastin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit, të cilit emri i është përfshirë në një nga bandat më me emër në trafikimin të lëndëve narkotike. Pas hetimeve Tahiri është lënë i lirë. Një nga shqetësimet e tjera të ngritura ka qenë edhe largimi i të rinjve nga Shqipëria. Dhe këtu futen një sërë faktorësh siç janë; papunësia, ekonomia e dobët, mbyllja e bizneseve që sjell edhe mbylljen e mijëra vendeve pune. Frikshëm Shqipëria renditej e para në vendet që kërkonin azil në Francë. Sot të rinjtë kërkojnë arsim të denjë, praktika punësimi, një vend pune në bazë të meritës dhe jo të mikut apo lekëve nën dorë… të shumta janë arsyet se përse do të mbahet protesta e 27 janarit. 
Sigal