Nga “oraret e gjimnastikës”, tek refuzimi i vizës në SHBA, Rama flet për Gramoz Ruçin

512
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Top Story se Gramoz Ruçi është zgjedhja më e mirë që mund të kishte bërë ndonjëherë në krye të Kuvendit. Rama mohon gjestet e ambasadorit Donald Lu, që u pa të vërë kufjet teksa fliste Ruçi. Sipas tij, edhe mohimi i vizës për në SHBA në 2005 ka qenë një gabim.
“Si nuk doli një klub mediatik dhe të thotë një të vërtetë të thjeshtë: Gramoz Ruçit i është refuzuar një vizë në SHBA në vitin 2005, dhe më pak se dy muaj më pas u ftua në kongresin e Partisë Republikane dhe iu dha viza. Ajo ftesë është shprehje e së vërtetës se me atë refuzim, u bë një gabim. Po ju them se Ruçi do vizitojë Kongresin dhe Senatin Amerikan. Këtu çështja është për çfarë na kanë zgjedhur njerëzit”,- tha ai.
I pyetur nëse janë normale ato oraret e gjimnastikës që Ruçi vendos për të nisur seancat e Kuvendit, Rama komentoi: “Ai është i vetmi që e zotëron në majë të gishtave librin e rregullave të bashkëjetesës. E patë se si dolën blof(opozita) pasi Gramozi i orientoi drejt neneve. Ai përfaqëson drejtimin që i ka munguar parlamentit për shumë vite. Seancat fillojnë në 10:00 dhe nuk diskutohet, ia kemi bërë të qartë ministrave dhe deputetëve. Nëse do jenë në gjumë ata të opozitës, të gjithë ata që do jenë shkaktarë për mungesë kuorumi nga ana jonë do penalizohen”,- tha Rama.
Sigal