Nga Manja te Fino, socialistët që do firmosin shkarkimin e Metës

468
Sigal

Komisioni Hetimor Parlamentar që do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të përbëhet nga nëntë anëtarë.

Mësohet se pesë anëtarë të këtij komisioni do të jenë nga radhët e mazhorancës dhe katër nga opozita e re në Kuvend.

Komisioni Hetimor do të drejtohet nga deputeti socialist, njëherësh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Ndërsa anëtarët do të jenë Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni nga PS, si dhe katër anëtarë nga opozita parlamentare.

Parlamenti do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00, në seancë plenare, për të shqyrtuar kërkesën e PS për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.