Nga “Luli i vogël” tek çadra para Kryeministrisë, si e provokoi Rama kreun e PD-së

188
Ndërsa kërkoi të mos votohet buxheti i vitit 2018-të të cilin e cilësoi buxhet të krimit, kryedemokrati Basha i ndali akuzat tek kriminaliteti dhe droga. Sipas tij, “Në Shqipëri ka drogë sa për 5 vjet dhe në fshatrat e Labërisë shitet më lirë se sa çaji”.
Por në kundërpërgjigje kryeministri Rama e ftoi të fliste për pr.buxhetin e të mos kthehej tek avazet e vjetra. Kryeministri i kujtoi kohën kur ishte në çadër.
“Mos u ngut se e vërteta të nxjerr siç je, i vogël, mos u ngut kaloje këtë ditë, ke kohë të bësh këtu intolerantin, por thua të ngrihen kujtoje çadrën dhe kujtoje si mbaroi. Herët a vonë do ulesh prapë por ata nuk ngihen më.
Më tej Rama e provokoi duke i thënë se as rolin e Lulit të vogël, personazh i Migjenit nuk e bënte dot.
“Vjen këtu e bën Lulin e vogël të Migjenit. Kujtoje atë e ka bërë Migjeni, ty Saliu. Ti as rolin e Lulit të vogël se bën dot”,- tha Rama.