Nga kuotat e universiteteve tek shpronësimet publike, ja disa nga vendimet e qeverisë

500
Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme. Këshilli i Ministrave mori mbremë vendim për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2015-2016.
Qeveria gjtihashtu shpronësoi, për interes publik, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës “Robert Shvarc” e rrugës së Kosovarëve, si dhe rikualifikimi urban i bllokut nr.46, të bashkisë së Tiranës. Këshilli i Ministrave vendosi dje për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për disa institucione publike, për financimin e shpenzimeve për pajisjen me kaldaja me lëndë djegëse.
Qeveria mori vendim edhe për përcaktimin e afateve dhe të procedurave të kalimit të bashkëpronësisë së detyrueshme mbi truallin e lirë, në zonat me përparësi turizmin. Gjithashtu qeveria miratoi procedurat e kritereve për përfitimin e lehtësirave fiskale nga zhvilluesit dhe operatorët që operojnë në zonat e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik.
Këshilli i Ministrave miratoi kriteret e caktimit të menaxherit, oficerit të sigurisë e inspektorit të autorizuar dhe të metodologjisë së analizës së riskut për sigurinë e tuneleve rrugore. Qeveria shpronësoi për interes publik, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i tribunës kryesore në perëndim dhe në jug, rikonstruksioni i tribunës ekzistuese në veri dhe në lindje, si dhe infrastrukturës përreth stadiumit “Loro Boriçi”, Shkodër”.
Qeveria gjithashtu vendosi për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, datë 10.3.2015, për çështjen “Siliqi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. Qeveria vendsoi edhe për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, datë 24.3.2015, për çështjen “Lako kundër Shqipërisë” dhe 7 aplikime të tjera. 
Sigal