Nga Eriol Braimllari/ Ja pra që librat nuk bëkan punë në diplomaci…të paktën në këtë rast

618
Sigal

Nga Eriol Braimllari

Ja pra që librat nuk bëkan punë në diplomaci…të paktën në këtë rast.

E para, cilësimi i vetes si Ministër kur në fakt je një zëvendesministër i marrë në punë me një letër të thjeshtë e jo me betim mbi Kushtetutë siç parashikohet për Ministrin, është jo vetëm tallje me veten, por nëse i referohemi nenit 246 të Kodit Penal “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore” përbën kundravajtje penale.

E dyta, zotëria sot duhet të ishte në Holandë të degjonte se çfarë mund të bëhet për të shpëtuar integrimin europian të vendit, dhe jo të pushtonte median për të mashtruar shqiptarët në tentativa dëshpëruese për të shpëtuar karriken e Ministrit të Jashtëm të cilit i shërben si zëvendësues.

E treta, dialogjet që të kenë bereqet me vendet anëtare, mirë është të bëhen me vepra, ndryshe do i lodhë me leksione universiteti, njësoj si studenti që në provim rishkruan pyetjen për të mos e lënë bosh fletën. Përfundimi i notës dihet në këto raste.

E katërta, si arriti zotëria në konkluzionin e krushqinjve kur nuk është prokuror? Nëse nuk çon para drejtësisë shkaktarin e krushqinjve atëherë tja kursejë qytetarëve të fortin e të gjejë një rol tjetër, sepse ne rilindje edhe të fortit edhe showmenët janë me tepri aktualisht por prap s’po e shpëtojnë dot rilindjen prej shkatërrimit.

Nejse, përfundimisht ky do mbahet mend si përgjegjësi i targave dhe jo i diplomacisë.

Edhe pak trajnim në shqipen letrare nuk do ti bënte keq.