Nga e hëna nis greva e pedagogëve të Histori-Filologjisë, ja vendimi që u mor

669
Sigal

Nga e hëna pedagogë të Fakultetit Histori-Filologji do të nisin grevën për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë.

Ky ështe vendimi që është marrë para pak minutash nga studentët dhe pedagogët e Fakultetit Histori Filologji, dhe e njëjta rrugë pritet që të ndërmerret dhe nga Fakulteti Juridik.

Greva do të jetë fillimisht një ditore, dhe më pas pritet që të diskutohen hapat e tjerë.

Sipas pedagogëve autonomia e universitetit po kapet nga Rama, gjë që nuk është parë në asnjë vend të botës.