Nga apartamentet tek llogaritë bankare, ONM ankimon vendimin për kreun e Gjykatës Administrative Tiranë. Çfarë fshehu në deklarim

144

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së, për Kryetarin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kastriot Selita.

Në bazë të rekomandimit edhe të tre vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së, ankimi ndaj gjyqtarit është bërë ndaj tri kritereve, atë të vlerësimit të pasurisë dhe kriterin e aftësive.

Për secilën nga shumat monetare, 30.000 euro, 61.758 euro dhe shuma 20.000 euro, përfituar nga personi i lidhur (bashkëshortja e subjektit, znj. ***.***) nga babai i saj, mbetet i paqartë nëse këto do të kualifikohen si dhurim nga babai dhe nëse kualifikohen si të tilla,

Për shumën 2.9 milionë lekë, përfituar nga subjekti në vitin 2006, pas divorcit, bazuar në vendimin e gjykatës për pjesëtimin e pasurisë bashkëshortore, nuk është hetuar plotësisht burimi i krijimit të kësaj shume.

Pagesa e detyrimeve tatimore, shumë vite më vonë se afati i përcaktuar. Mbetet e paqartë nëse tatimet e paguara më vonë se data e përcaktuar në ligj duhet të konsiderohen si shkak që legjitimojnë të ardhurat për të cilat ato paguhen, duke qenë se bashkëshortja e subjektit i ka paguar vetëm disa ditë përpara dorëzimit të deklaratës Vetting në ILDKPKI (2017), për shitjen e një aseti në vitin 2007.

Mosdeklarimi i huas në shumën 23.000 euro, marrë nga shtetasi ***.***. në D-Vett. Duke qenë se kjo shumë është burim financiar fillestar për apartamentin e bashkëshortes me sip. 102 m,2 ndodhur në ***, Tiranë, të hetohet mundësia financiare e huadhënësit për të dhënë hua këtë shumë.

Hetimi lidhur me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në pronësinë individuale të bashkëshortes së subjektit, në vitin 2012, bazuar në ligjin nr. 10418, datë 21.4.2011, “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor” ( të ndryshuar).

Mospërputhje e vlerave të kostove të ndërtimit (3 të tilla) për objektin, shtëpi banimi 2 kt+papafingo me sip. totale ndërtimi 268.2 m2, në ***, Tiranë, në pronësi të prindërve të bashkëshortes.

Mospërputhje e çmimit të blerjes së apartamentit me sip. 94.4 m2 nga shoqëria “***” sh.p.k.

Për këtë arsye, edhe nga vëzhguesish ndërkombëtar të ONM-së, Komisioneri Publik çmon se procesi i hetimit, i kryer nga Komisioni për kriterin e vlerësimit të pasurisë, nuk ka qenë i plotë.