“New Europe”: Kodi i heshtjes, vlerë tipike italiane. Afera e shtëpisë së ambasadores dhe mbulimi nga Brukseli

719
Akuza Mogherinit dhe Vlahutin: Omertà është një vlerë tipike italiane
Lidhja e fortë mes përfaqësueses së Lartë të KE për Politikën e Jashtme dhe ambasadores së Brukselit në Tiranë
Kassandra e kishte harruar (pothuajse) krejtësisht Shkëlqesinë e Saj Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Ndoshta e mbani mend zonjën që përfaqëson Bashkimin Evropian në Shqipëri-emëruar nga Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Politikën e Jashtme Federica Mogherini-e cila bleu një shtëpi me çmim disi të tepruar në Tiranë për të shërbyer si rezidencë për Ambasadorin e BE. Shtëpia u kushtoi taksapaguesve evropianë rreth një milion euro më tepër nga sa duhej të kishte kushtuar. Pasi New Europe gërmoi për këtë çështje, Parlamenti Evropian u interesua për të dhe kreu i Komitetit të Kontrollit të Buxhetit i bëri një seri pyetjesh Federica Mogherinit dhe Shërbimit të Jashtëm (EEAS), duke marrë përgjigje të paqarta.

Dukej që EEAS po mbulonte të gjitha bëmat e Përfaqësisë së tij. Kassandra nuk e mësoi kurrë pse, por duhet të ketë ndonjë arsye. Megjithatë, megjithëse ishte temë interesante, ne e ndaluam raportimin në pritje të një zgjidhjeje politike, për të parë nëse Mogherini do ta transferonte Vlahutinin, por ajo e mban ende në Tiranë dhe kjo është shumë interesante. Sidomos për shkak se gabime si këto mund t’i kushtojnë shtrenjtë dikujt kur është gati për të hedhur hapin tjetër në karrierën politike.

Për momentin, po ju tregojmë një përrallë shumë edukative, një nga të preferuarat e Kassandrës. Një herë e një kohë, një zog i vogël ishte ulur në skaj të folesë, duke parë e admiruar zogjtë e tjerë që fluturonin aty pranë. Të nesërmen në mëngjes, zogu i vogël mblodhi të gjitha forcat dhe plot besim kërceu jashtë folesë në përpjekje për të fluturuar. I tërhequr si gur nga graviteti, zogu përfundoi përtokë. E kuptoni që ai ende nuk kishte pendë. Ishte fillim dhjetori, kishte rënë bora e parë dhe zogu po ngrinte nga i ftohti, kur për fat aty kaloi një lopë, që për pak sa nuk e shkeli. Lopa bëri një bajgë të madhe të ngrohtë, e cila e mbuloi zogun e bërë akull. Ngrohtësia e bajgës e shpëtoi zogun e vogël nga vdekja e sigurt.

I lumtur që shpëtoi, zogu i vogël nxori kokën nga bajga që po forcohej dhe nisi të cicëronte gjithë gëzim. Një shqiponjë që fluturonte aty e dëgjoi zogun dhe u zhyt në pikiatë, e kapi zogun me sqep, duke e copëtuar në çast. Fundi i përrallës.

Tre mësime.
Një.
Kur nuk ke vetë krahë, mos fluturo.
Dy.
Kushdo që të mbulon “me mut”, jo domosdoshmërisht është armiku yt dhe kushdo që të nxjerr nuk është domosdoshmërisht miku yt.
Tre.
Kur je i zhytur “në mut”, mbaje gojën mbyllur.
Marrë nga “NewEurope” (Përktheu syri.net)


Sigal