Biberaj: Rama po përpiqet të falsifikojë historinë e pluralizmit politik

444
Sigal

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj në një postim në facebook ka komentuar deklaratën e dhënë nga kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme në Salzburg në forumin e Concovos.

Bibearj shkruan se Rama po përpiqet të falsifikojë historinë e pluralimizt politik dhe lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990.

Demokrati Biberaj shkruan se me 8 dhjetor në darkë kur filloi Lëvizja dhe gjatë gjithë ditëve të Lëvizjes së Dhjetorit, Edi Rama nuk ishte në Shqipëri, por ishte në Greqi.

“Përpjekje e turpshme e Edi Ramës për të fallsifikuar historinë e pluralimizt politik dhe lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990! Gjatë qëndrimit të tij në Salzburg, Edi Rama duke folur për ndryshimet politike në Shqipëri në fillim të viteve ’90, do të deklaronte se: “E rrëzoi ai regjimin komunist nga Akademia e Arteve ku ishte pedagog, dhe se punoi një vit për përgatitjen e revolucionit në Institutin e Arteve nga ku shpërtheu revolucioni, të cilën ai e kishte vendosur ta realizonte në përvjetotin e 10-të të vrajses së Xhon Lenonit, me 8 dhjetor 1990”. 

Një mashtrim ordiner, një turp i vërtetë dhe një përpjekje delirante për të fallsifikuar historinë, kur dëshmitarët dhe pjesëmarrësit e 8 Dhjetorit janë akoma gjallë. E vërteta është se me 8 dhjetor në darkë kur filloi Lëvizja, dhe gjatë gjithë ditëve të Lëvizjes së Dhjetorit, Edi Rama nuk ishte në Shqipëri por ishte në Greqi. Ndërkohë që të rinjët apo studentët që përpiqeshin ëe iknin jashtë ferrit komunist vriteshin në kufi pa paralajmërim, Edi Rama bridhte jashtë Shqiëerisë me miratim dhe vizë të regjimit komunist dhe sigurimit të shtetit. Gjykimin le ta bëjë gjithesicili nga ju të dashur miq! I’u uroj një ditë dhe javë të mbarë” , – shkruan Biberaj në Facebook.