Nesim Spahiu: Marrëdhënia me qytetarët, e qëndrueshme dhe e fortë. Në qershor, do të ketë edhe zgjedhje parlamentare

453
Sigal

Nesim Spahiu, Kryetari i Bashkisë së Skraparit: Marrëdhënia me qytetarët, e qëndrueshme dhe e fortë

Ndryshimi që ka pësuar Skrapari dhe Bashkia në veçanti, është një ndryshim i madh, i prekshëm dhe i dukshëm për çdo njeri që jeton në Skrapar, apo që e viziton atë. Më lejoni të kthej në kujtesën tuaj, një kohë jo shumë të largët, vitin 2011 sesi ishte gjendja e Qytetit dhe e Bashkisë. Ishte Këmbëngulja, vizioni ynë i përbashkët që përmes punës, vullnetit dhe përkushtimit të arrinim së bashku të transformoj ai realitet i trishtë për ta kthyer sot Çorovodën dhe Skraparin në një destinacion të rëndësishëm turistik. Ne filluam nga zero, duke ndërtuar një administratë profesionale, efikase dhe me energji të reja, e cila brenda një kohe të shkurtër rikthehu besimin e lëkundur të komunitetit. Ne nxitëm punësimin përmes projekteve të ndërmarra dhe të zbatuara në sektorë të ndryshëm përmes fondeve nga shteti, donator vendas e të huaj dhe arritëm të përmbushnim me sukses këtë mision. Një tjetër projekt, me rëndësi strategjike dhe rajonale si ai i gazsjellësit TAP. u shndërrua në një nga punëdhënësit më të mëdhenj, jo vetëm për Skraparin, por edhe për zona të tjera në vend. Për herë të parë, ne arritëm që të ardhurat e Bashkisë të mos t’i përdornim vetëm për paga por t’i përdornim ato për sektorë të nevojshëm për komunitetin. Qeveria ka ulur grantin e akorduar ndaj Bashkisë sonë, duke krijuar një shumë deficitare prej 18 milionë lekësh, duke e bërë shtetin të na vendosë në vështirësi serioze për projektet që ne duam të zbatojmë. Qeveria premtoi se do të rehabilitonte aksin rrugor Çorovodë – Berat, i vetmi aks nacional me të cilin komunikon Çorovoda. Por gënjeshtra dhe mashtrimi i kësaj qeverie u mjaftua me disa arnime të pjesshme, pa asnjë kusht sigurie në rrugë dhe pa një zgjidhje afatgjatë. Për të mos vijuar më tej për telenovelën e pambarimtë të rrugës Çorovodë – Përmet, ku askush nuk e di se kur mund të përfundojë. Pezullimi i lejeve minerare për guroret dhe mermerin në Malin e Tomorrit, i orkestruar nga Ministri Klosi, u shit në media si një sukses, por në të vërtetë ky ministër u shndërrua në shkatërruesin më të madh të Skraparit. I vetmi sukses që arriti ky ministër ishte heqja nga arka e të ardhurave të Bashkisë të një shume prej 300 milionë lekësh të vjetra që sot do të ishin përdorur për këtë komunitet të varfër e me plot halle, por që ministrat sharlatanë duan të vuajë. Mosmiratimi i Buxhetit nga ana e Këshillit të Bashkisë, kërkesa e padëgjuar ndonjëherë për shkurtimin e 157 vendeve të punës, tregon edhe njëherë dashakeqësinë e një njeriu që i janë errur sytë dhe që për të arritur qëllimet e tija të mbrapshta është në gjendje të lërë 157 veta në rrugë mes halleve vetëm e vetëm që të vetëkënaqet nga vuajtjet dhe lutjet e atyre hallexhinjve që u premton parajsa, por që shpejt i flak mes katër rrugëve. Është e turpshme, që administratat të drejtohen nga njerëz që komuniteti i njeh shumë mirë, por që s’flasin dot nga frika e hakmarrjes, kërcënimi për vendet e punës, duke dashur që këtë qytet ta shkatërrojnë çdo ditë e më shumë. Është kjo administrata politike e Rilindjes dhe e deputetit të saj, që nuk i intereson aspak qytetari, profesionisti, zyrtari i rregullt, por thjesht iu intereson bashkia si pushtet i vetëm për të futur akoma më të paaftë në punë, për ta shkatërruar tërësisht këtë vend, për të bërë që njerëzit të largohen nga ky qytet, e për të shkatërruar gjithë mundin dhe punën e bërë në këto vite.