Nesho: Në çdo vend reagohet ndaj ambasadorëve

601
Diplomati Agim Nesho deklaroi se të gjitha mazhorancat në tranzicion kanë dashur të kryejnë një reformë në drejtësi. Për sa i përket rolit të ambasadorëve, ai tha se në vendet e tjera reagohet fuqishëm për deklaratat e tyre. “Ne krijojmë klimën që ndërkombëtarët të jenë të tillë për shkak të mungesës së institucioneve solide në vendin tonë. Protagonizëm të ambasadorëve nuk e gjen në vende të tjera. Kur është shprehur edhe ambasadori amerikan në zgjedhjet e 2011-s në Slloveni, janë ngritur të gjithë, përfshirë edhe Presidenti, sepse problemet e demokracisë nuk i takojnë vetëm ambasadorëve. E quaj normale edhe veprimtarinë e opozitës ashtu siç e gjykon ajo. Ka një lëvizje të sforcuar dhe paragjykim. Ndërkombëtarët përkrahin ato që janë veprimtari dhe iniciative pozitive për popullin shqiptar”, tha Nesho. Sipas tij, çështja e reformave është përkrahur, si nga demokracitë, por edhe nga liderët popullorë dhe autoritarë. “Ka qenë rasti Chavesit që gjënë e parë që bëri ishte reforma në drejtësi. Pas 6 muajsh, kur Gjykata e Lartë me integritetin e saj i ktheu një vendim filloi dhe, jo vetëm që e shau, po iu sul mediave që janë kazanë”, tha Nesho. Ai shtoi se ne duhet të ndajmë deklaratat e SHBA-ve dhe BE-së me përfaqësuesit e tyre.
Sigal