Nesër zgjidhet kryetari i Komisionit të Vettingut

574
Nesër pritet të zgjidhet kryetari i komisionit të vettingut. Mësohet se për të marrë këtë post, me një mandat 3-vjeçar, janë në garë katër kandidatura; Lulzim Hamitaj, Alma Vokopola, Genta Bungo dhe Etleda Ciftja.
Zgjedhja do të bëhet në Pallatin e Kongreseve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procesi i skanimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët, pritet të nisë në muajin shtator.
Por duket se procesi është futur në një udhëkryq për shkak të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi sot që ta marrë vendimin për vettingun në fund të muajit shtatator.
Në këtë gjykatë po shqyrtohet ankimimi i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.
Sigal