Nesër sërish protesta e opozitës, Basha ftesë shqiptarëve për betejën për votë të lirë

138

Në konferencën për gazetarët pasditen e së dielës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës.

Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehte në inevstim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë. Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30”- u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.